
Barcelona do zhvillojë sot zgjedhjet për presidentin e 42 në historinë e klubit të futbollit. Duke nisur nga ora 9 e mëngjesit, në gjithë Katalunjën janë 6 qendra votimi për mbi 110 mijë anëtarët me të drejtë vote të klubit. Në Barcelonë, veç Camp Nou është edhe një tjetër qendër votimi në Pallatin Blaugrana.
Veç Barcelonës, do ketë qendra votimi në Andorra, Tortosa, Tarragona dhe Girona. Janë tre kandidatët që synojnë postin, me ish-presidentin Laporta që ka më shumë avantazhe. Veç tij në garë janë edhe Victor Font e Toni Freixa.
Zgjedhjet për këtë post vijnë pas shkarkimit të Jose Maria Bartomeut për skandalin BarcaGate dhe vendsojen e tij në pranga pak ditë më parë. Situata e krijuar në klub solli edhe kërkesën e Mesit për t'u larguar, me presidentin e ardhshëm që vendoset sot' që do ketë synim rinovimin me yllin argjentinas.