Të gjithë e mbajnë mend Felipe Melon, mesfushorin brazilian që ka luajtur për Juventusin dhe Interin, në kampionatin italian. Ai aktualisht po luan tek Palmeiras, në Brazil dhe është shpallur kampion, nën urdhërat e Felipe Scolarit.
Gjithashtu ai ka fituar dhe një titull personal, si lojtari më i dhunshëm i kampionatit. Ai është votuar nga futbollistët e të gjitha skuadrave dhe ka marrë mbi 50% të votave. Melo është një lojtar që mbahet mend për brutalitetin e tij në fushën e lojës dhe zënkat me kundërshtarët.