Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ish-lojtari i Milan "rracist" te Kameruni, përjashton lojtarët që luajnë në Kinë

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-lojtari i Milan "rracist" te Kameruni, përjashton

Ish-lojtari i Milan dhe tashmë trajner i Kombëtares së Kamerunit, Klarence Sedorf, duket se i ka idetë e qarta për të ardhmen e përfaqësueses afrikane.

Vetëm pak javë pas emërimit në krye të stolit, ai ka vendosur të përjashtojë nga Kombëtarja lojtarët që luajnë në Kinë ose kampionate të tjera aziatike. Të parët që e pësuan nga holandezi ishin sulmuesit Benxhamin Mukandxho, si dhe Kristian Bazogog.

Përpara mediave vendase ai e ka justifikuar këtë veprim duke thënë se "lojtarët e mirë nuk luajnë në Kinë apo vende të tjera të Azisë", duke injoruar kështu në mënyrë të hapur kampionatin që me paratë e hedhura në futboll po tërheq vëmendjen e shumë futbollistëve të njohur në Europë kohët e fundit.

[gallery columns="1" size="full" ids="265568"]

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga