
Shakhtyor Soligorsk ia doli të triumfojë në Super Kupën e Bjellorusisë. Ata mposhtën me penallti ekipin e Bate Borisov, me kohën e rregullt që u mbyll 0-0. Për vendasit e Shakhtyor, luan edhe ish lojtari i Kombëtares, Valon Ahmedi. Ai u aktivizua në minutën e 59-të, duke zënë vendin e Diasamidze. Paraqitja ishte pozitive, pavarësisht se nuk ia doli dot të shënojë gjatë ndeshjes. Ai nuk goditi penallti, pasi në vendimet e trajnerit për gjuajtësit, nuk ishte 26 vjeçari.
Shakhtyor Soligorsk ka patur vitin e kalaur në gjirin e vet edhe Elis Bakaj.Shakhtyor Soligorsk ia doli të triumfojë në Kupë, falë edhe cilësisë së lojtarëve. Fokusi tanimë është te objektiva të tjerë, me këtë synim që u arrit.
Poll