Samuel Eto’o është pjesë e historisë së Barcelonës, ku ka luajtur nga viti 2004-2009-të, ku arriti të fitojë gjithçka, madje në sezonin e fundit fitoi dhe tripletën. Tashmë pasi ka mbyllur 3 sezone në Turqi, kamerunasi po kërkon të luajë në kampionatin francez, mirëpo ende nuk ka diçka zyrtare. 37 vjeçari këtë dëshirë e ka shprehur në një prononcim për mediat, ku deklaron se ka shumë dëshirë të luajë futboll, por gjithashtu shprehet se ka ende energji edhe për të luajtur dy sezone të tjera.