Maqedonia e Veriut e ka njohur kampionin e këtij edicioni. Shkëndija fitoi titullin e katërt në histori dhe padyshim merita është e Ernest Gjokës, trajnerit shqiptar që diti të formojë një grup të aftë për këtë sukses. Në javën e 30, tetovarët kanë bërë detyrën duke fituar në shtëpi, megjithëse titulli ishte i marrë.
Në formacionin më të mirë të javës është edhe trajneri Gjoka, ndërsa nuk mungojnë ish-ët e Superligës. Rubin Hebaj qëndron në sulm, me lojtarin që në janar la Teutën për fanellën e Shkëndijës. Një emër që bie në sy është ai i Klinsman Cakes. Ish-mbrojtësi i Tiranës vijon të shkëlqejë me Strugën, me këta të fundit që janë në garë për një vend në zonën europiane.

Poll