
Elis Bakaj tashmë luan me skuadrën e Shakhtyor Soligorsk në Bjellorusi. Ekipi i tij tashmë ndodhet në Antalia të Turqisë dhe atje, në të njëjtin hotel është takuar me ish-skuadrën e tij, Dinamon e Bukureshtit, që dikur ka luajtur në kampionatin rumun.
Në një prononcim të dhënë për "Telekom Sport" 31 vjeçari ka folur për të shkuarën e tij, ku ndër të tjera ka thënë se Dinamo e Bukureshtit, pavarësishtë se po kalon një periudhë të vështirë në vietet e fundit, do të rikthehet përsëri në nivele shumë të larta.
"Që kur jam larguar nga Dinamo vazhdoj të kem kontakte me disa persona dhe një prej tyre është Danciulescu. Ky është një djalosh që mua më ka ndihmuar shumë gjatë kohës që unë isha tek Dinamo. Unë jam shumë i sigurt se ai do të bëjë një punë shumë të mirë si drejtor tashmë.
Gjatë kohës time tek Dinamo unë ndryshova shumë. Mësova rumanisht dhe ende di ta flas shumë mirë gjyhën dhe të tjerët më kuptojnë shumë mirë mua. Kur kam kohë të lirë unë vij në Rumani dhe ndihem shumë mirë në Bukuresht.
Unë jam krenar që kam luajtur tek Dinamo, pasi është një skuadër shumë e madhe në Rumani. E di se në 2-3 sezonet e fundit e fundit nuk kanë qenë shumë lartë, por jam i sigurt se ata do të rikthehen shumë shpejtë", ka thënë 31 vjeçari.
Kujtojmë që në kampionatin shqiptar, Elis Bakaj ka luajtur me skuadra si Partizani, Kukësi, Tirana, Vllaznia, Skënderbeu apo edhe Dinamo, që janë edhe "ajka" e elitës së futbollit shqiptar.