
Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Romelu Lukaku. Zikaltërtit besojnë ende te sulmuesi belg dhe dëshirojnë ta mbajë atë në skuadër. Për këtë drejtuesit kanë nisur bisedimet për të gjetur një marrëveshje me Chelsea.
Blutë e Londrës zotërojnë kartonin e belgut, me sulmuesin që ka kontratë të vlefshme me anglezët deri në vitin 2026.
Sipas Fabrizio Romano bëhet e ditur se Interi do të kërkojë sërish huazimin e lojtarit. Bisedimet mes klubeve do të nisin sëshpejti. Plani i “Nerazurrëve” ëhstë që në kontratën për huazimin e lojtarit të përfshihet në fund të sezonit edhe blerja përfundimtare e kartonit të sulmuesit.
Gjithsesi me ardhjen e Mauricio Pochettino mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 30-vjeçarit.