
Inter përballet me Shakhtar Donetsk nesër në orën 18:55 në Ukrainë, në kuadër të xhiros së dytë të grupeve të Uefa Champions League.
Trajneri i Shakhtar, Lusi Castro ka zhvillaur konferencën e zakonshme për shtyp, përpara këtij 90 minutëshi. Ai vlerëson maksimalisht Interin, duek përmenduar faktin se bëhet fjalë për ekipin që ka shkuar deri në finalen e Europa League në sezonin e kalaur.
''Inter? Një ekip shumë i fortë, që garon për titullin në Itali. Ata arritën në finalen të Europa League. Inter është favorit për kalimin e raundit . Nëse tregojmë disiplinë, sakrificë dhe disponueshmëri, mund të marrim një rezultat të mirë, siç bëmë me Real Madrid'' - tha Luis Castro.
Poll