
Interi e ka pësuar nga Gjykata Sportive në Itali, me zikaltërtit që janë dënuar 5000 euro gjobë. E gjitha ka të bëjë me thirrjet e tifozëve ndaj Romalu Lukakut në sfidën që Interi zhvilloi ndaj Romës.
Tifozët vendas ishin kujdesur prej ditësh që rikthimin e belgut në “San Siro” ta bënin të pakëndshëm, me fishkëllimat që ishin të pranishme në stadium. Kjo situatë nuk i ka shpëtuar Gjykatës Sportive Italiane, madje është dënuar edhe Roma me 3000 euro për shkak të vonesës së ndeshjes për të rifilluar.
Kujtojmë se sfida përfundoi në favor të Interit me shifrat 1-0. Marcus Thuram ishte heroi i këtij takimi.
Poll