INTER njofton ZYRTARISHT largimin e Milan SKRINIAR
Shkruar nga NEWSPORT
Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Milan Skriniar nuk do të jetë më lojtar i Interit. Mbrojtësi sllovak largohet kështu nga zikaltërtit si lojtar i lirë.
Skriniar largohet kështu pas 6 vitesh, teksa në arkat e zikaltërve nuk shkon asnjë qindarkë. 28-vjeçari ka arritur marrëveshjen me PSG-në që në janar dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i tij në Paris.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Interi ka falenderuar lojtarin për kontributin e dhënë. Skriniar kaloi te Interi në vitin 2017 nga Sampdoria, ndërsa me zikaltërtit ka fituar edhe 5 trofe.