
Gonzalo Higuain nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Interi Miami në kampionatin amerikan. Ish-sulmuesi i Juventusit ka shënuar vetëm një gol në 6 ndeshje, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq pak ditë më parë.
Higuain ofendoi gjyqtarin në përfundim të ndeshjes dhe mori karton të kuq për. Lidhur me këtë karton ka reaguar edhe trajneri i skuadrës Diego Alonso që ka kritikuar sulmuesin.
"Më pëlqejnë lojtarët që mbrojnë ekipin e tyre në fushë. Nuk është e nevojshme të përjashtohesh për të treguar përkushtimin ndaj skuadrës. Gonzalo po punon shumë për këtë klub, për shokët e tij të skuadrës, për stafin dhe trajnerit. Arbitri nuk mund të jetë një justifikim për ne. Sidoqoftë, tani e kemi lënë pas të kaluarën. Ne biseduam për këtë privatisht dhe kemi ide shumë të qarta se si të shkojmë përpara " .
Gonzalo Higuain red card after the whistle? ALL the controversial calls from Week 19. pic.twitter.com/LfRZ6sHf4x
— Major League Soccer (@MLS) October 20, 2020