Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Inter dhe Juve ''luftë'' në distancë për kreun, Milani do fitoren në ''Tardini''

Shkruar nga NEWSPORT
Inter dhe Juve ''luftë'' në distancë për

Sot zhvillohen ndeshjet e rradhës në Serie A, ku nuk mungojnë ndeshjet interesante. Në fushë do zbresin ekipe si Inter, Juve, Lazio dhe Roma. Gjithçka fillon në 12.30, me Juventusin që pret në shtëpi Sassuolon. Djemve të drejtuar nga Sarri u duhet medeomos fitorja për të ruajtur kryesimin. Në 'San Siro', Interi ka një sfidë të lehtë në letër ndaj Spal, por këta të fundit nuk duhet nënvlerësuar. Antonio Conte e di shumë mirë se çdo gabim do ishte fatal. Lazio e Strakoshës  është e ''dënuar'' të marrë 3 pikë ndaj Udineses, për të mbajtur gjallë ''endrrën'' Champions.

 Në ''Tardini'',  Parma ''përplas brirët'' me Milanin e 1000 problemeve, në një 90-minutësh që pritet të jetë shumë i luftuar. Parma vjen në ktë sfidë me shumë pikëpyetje, ku nuk dihet nëse do luajnë Cornelius(i dëmtuar), Gervinho (i dëmtuar) , Inglese(i dëmtuar)  dhe Karamoh (i dëmtuar). Këto ndeshje zhvillohen në 15.00, ndërsa Napoli në 18.00 kërkon të hedhë ''pas krahëve'' krizën me një fitore të mundshme ndaj Bolonja. Në 20.45, Hellas Verona dëshiron të vazhdojë me rezultatet pozitive, duke tentuar surprizën ndaj Romës.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga