Xhevahir Sukaj ka mbyllur aventurën futbollistike në Malajzi, ku luante me Perakun. Bomberi shkodran mund të rikthehet tek Partizani në merkaton e dimrit, teksa e ka konfirmuar edhe vetë këtë lajm. Mbrëmjen e djeshme 29-vjeçari ishte i pranishëm në shkallët e "Selman Stermasit" duke ndjekur derbin e kryeqytetit.
Por, për shkak të një defekti teknik ikën dritat dhe këtë moment ai ka zgjedhur ta postojë në facebook duke ironizuar bardheblutë: "Kështu është kur nuk paguan dritat", përfundon në shkrimin e tij Sukaj.
[gallery columns="1" size="full" ids="60508"]
Poll
