Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Idea e ÇMENDUR e presidentit Laporta, Barcelona do BRAKTISE mitikun "Camp Nou"

Shkruar nga NEWSPORT
Idea e ÇMENDUR e presidentit Laporta, Barcelona do BRAKTISE mitikun

Barcelona është gati të braktisë stadiumin mitik "Camp Nou".

Nuk bëhet fjalë për një largim total prej tij, por për të lënë të lirë ambientet e stadiumit që pritet t'i nënshtrohet një rikontruksioni thuajse total.

Idea është hedhur nga presidenti, Joan Laporta që propozon që Barcelona e sezonit të ardhshëm të luajë në fushën stërvitore "Johan Cruyff".

Ky impiant ka një kapacitet prej 6 mijë tifozësh, 5 në tribunat kryesore dhe 1 mijë pas dy portave, teksa do i japë mundësi katalanasve të luajnë edhe sfidat e tyre në Europë, për shkak se i përket Kategorisë së tretë të UEFA-s.

Ndërkaq, ndryshime në stadiumin e "Camp Nou" pritet të ketë edhe në kapacitetin e saj, ku besohet se do pranojë deri në 83 500 tifozë në ndeshjet që do zhvillohen aty. Muajt e ardhshëm do jenë vendimtar në këtë drejtim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga