
Sulmuesi LA Galaxy, Ibrahimoviç në një intervistë të pak ditëve më parë u shpreh se duke parë situatën në kampionatin Italian, ai ishte më i mirë se shumica e sulmuesve aktualë në Seria A.
Mirëpo rikthmi i tij në Seria A mund të mos jetë vetëm një ide por mund të rikthehet në realitet që në janar. Siç raporton Rai Sport, Zlatan Ibrahimoviç në janar do të jetë një transferim i lirë apsi përfundimit të kontratës dhe ekipi i Interit mund të jenë të interesuarit për shërbimet e suedezit.
Idea e zikaltërve është që Ibrahimoviç të vijë si zëvendësuesi i Lukaku-t, por mbeten në mëdyshje pasi nuk do të donin një emër të madh si ai në stolin e rezervave, pasi kjo gjë mund të shkaktonte probleme në të ardhmen.