
Një burrë me emrin Michael Bates zbuloi një mënyrë të thjeshtë për të fituar para përmes basteve në garat e hipizmit. Anglezi arriti të fitonte plot 12 herë dhe sipas studimit të tij, në të shumtën e rasteve fitonin kuajt që mbanin numrin 4. Brenda 12 ditëve u zhvilluan 48 gara, ku ai arriti të fitonte 2 mijë paund.
Por, menjëherë pas këtij momenti kompania e basteve i hoqi të drejtën për të luajtur. Për këtë ai ka reaguar për "The Mirror": "Nuk është e drejtë. Nuk jam person që luaj shuma të mëdha si në Las Vegas. Thjesht më pezulluan nga inati", tregoi ai. Pas publikimit të çështjes "Michael", kompania vendosi që të kontrollonte rastin e tij. /Newsport.al/
Poll