
LeBron James infektohet me Covid-19 . Ylli i NBA që është pjesë e Los Angeles Lakers ka rezultuar pozitiv para ndeshjes me Sacramento Kings, mbrëmjen e djeshme. James ka bërë të dyja dozet e vaksinës, por është infektuar me virusin.
Lojtarët kanë bërë tamponë 3 orë para ndeshjes dhe nga përgjigjet është zbuluar se James ishte pozitiv dhe për këtë arsye u rikthye në Los Angeles dhe do të qendrojë të paktën për 10 ditë në karantinë.
Los Angeles Lakers edhe pse pa lojtari më të mirë arritën të fitonin lehtësisht 92-117 në transfertë.
Sezoni 2021-22 ka nisur në mënyrën më të keq për LeBron James pasi nga nga 23 ndeshje deri më tani ka luajtur 11 sfida, ndërsa në ndeshjet e tjetar ka qendruar jashtë parketit për arsye dëmtimi dhe pezullimi.