Kushtet meterologjike kanë vështirësuar punën e organizatorëve të Lojërave Olimpike të Tokios.
Sipas asaj që thuhet në faqen zytare të Komitetit Olimpik Shqiptar, reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë mbërthyer të gjithë Japoninë, duke detyruar zyrtarët që të riplanifikojnë kalendarin.
Organizatorët njoftuan ndryshimet në orar për disa gara të gjuajtjes me hark dhe qitjes, për shkak të tajfunit që po afron.
Raundi i parë dhe i dytë i ndeshjeve individuale të planifikuara për në orën 9:30 të mëngjesit më 27 korrik do të shtyhen përsëri në mesditë të së njëjtës ditë.
Garat e rowing dhe sailing të planifikuara për 27 korrik do shtyhen gjithashtu për shkak të tajfunit.
Këto ndryshime për shkak të motit, për ekipin Olimpik shqiptar kanë pezulluar vetëm stërvitjen e qitjes sportive. Ndërkohë nesër garon notari shqiptar Kledi Kadiu.
