Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I shënoi 5 herë Leipzig, HAALAND habit me deklaratën e tij: Nuk mbaj mend asgjë, jam lodhur nga festimet

Shkruar nga NEWSPORT
I shënoi 5 herë Leipzig, HAALAND habit me deklaratën e tij: Nuk
Erling Haaland padiskutim ishte heroi i mbrëmjes së djeshme në sfidën mes Manchester Cityt dhe Leipzig në Champions League. Sulmuesi norvegjes arriti të shënonte 5 herë në fitoren 7-0 të skuadrës së tij në “Etihad”, duke siguruar kështu edhe kualifikimin në çerekfinalen e Champions. Yllit 22-vjeçar iu nevojitën vetëm 57 minuta lojë për të shënuar plot 5 gola, ndërsa lë prapa Messin kur luante me Barcelonën dhe Luiz Adriano me Shakhtar Donetsk. Haaland thyen dhe rekordin e lojtarit që shënoi 30 gola me më pak paraqitje në Champions League, të cilin e mbante Ruud Van Nistelrooy me 34 ndeshje, ndërsa norvegjezi me 33 sfida. Pas kësaj mbrëmjeje spektakolare ka folur vetë ish-lojtari i Borussia Dortmund. Në fakt ka habitur jo pak ndjekësit me deklaratën e tij, ku ka theksuar se nuk mban mend asgjë dhe se është lodhur nga festimet.  “Jam pak i hutuar në kokën time, nuk më kujtohen golat. Mbaj mend vetëm që kam gjuajtur në portë dhe asgjë tjetër. Jam lodhur edhe nga festimet”, do të nënvizonte Haland.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga