Prishtina po përballet ditën e sotme me Ferizaj në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës. Por në foton zyrtare para nisjes së këtij dueli ka “protestuar” për padrejtësinë e bërë në ndeshjen e kaluar me Dukagjinin.
Dikush mbylli gojën, dikush veshët e dikush sytë si një mesazh për gabimin e tmerrshëm që gjyqtari Mentor Ajeti bëri në javën e kaluar në humbjen e shkaktuar, për një gol “fantazmë”.
“Padrejtësia çdokund është kërcënim për drejtësinë kudo!”, ishte përshkrimi që klubi kryeqytetas ia la fotografisë.
Kujtojmë se pjesë e kryeyqtetasve janë edhe dy ish-lojtarë që kanë luajtur në kampionëtin shqiptarë, si Egzon Belica dhe Gledi Mici.
Poll