Mërgim Mavraj nuk është më futbollist i Greuther Furth në Gjermani. Mbrojtësi shqiptar ia doli të ngjisë në Bundesligë bardhjeshilët, teksa drejtuesit nuk rinovuan kontratën me 35 vjeçarin.
Mavraj ka falenderuar drejtuesit që I besuan për herë të dytë që të vishte fanellën e Furth, teksa duket “i lënduar” që nuk do kontribuojë sërish në elitën e Gjermanisë.
Me një eksperiencë të madhe në Bundesligë, Mavraj tanimë mbetet lojtar i lirë në moshën 35 vjeçare.
“Të gjithë mund të bëjnë një herë – kjo është arsyeja pse duhej të ishte dy herë. Pas ngjitjes së dytë me gjethet e tërfilit, unë gjithashtu duhet të them lamtumirë për herë të dytë. Mirënjohja është pjesë e ndarjes. Unë jam shumë mirënjohës për një herë të dytë të suksesshme në Fürth.
Por baza e çdo suksesi është gjithmonë besimi. Falënderime të veçanta shkojnë për Rachid Azzouzi, i cili më dha besimin. Më vjen mirë që e kam kthyer këtë besim me performancë dhe sukses. Sepse edhe sukseset unike janë kujtime që zbehen me kalimin e kohës”, shkruan Mavraj mes të tjerash.