
Leipzig është një ekip që ka në përbërje lojtarë mjaft cilësorë. Vlen të përmendim sulmuesin Timo Werner, që vazhdon të tregojë aftësitë e veta. Në 12 ndeshje në Bundesligë, sulmuesi ka arritur të shënojë 12 gola. Në Champions, ai është aktivizuar në 4 ndeshje ku ka arritur të shënojë 2 gola. Nuk e ka lënë pa ''tundur'' rrjetën as në kupë, ku ka shënuar 2 gola.
Leipzig gjendet në vendn e dy-të në Bundesligë, falë golave të sulmuesit. Objektivi Champions është plotësisht i mundur, nëse vijohet me këto ritme. Ëener po e ndihmon shumë ekipin e tij për arritjen e objektiv. Konkurenca është shumë e madhe, pasi në Bundesligë luajnë edhe ekipe si Bayern,Dortmund apo Shalke.
Poll