
Octavian Sovre ishte anësor në ndeshjen Man City-Dortmund në çerekfinalen e Champions League. Pas ndeshjes, ai vrapoi në dhomat e zhveshjes për t'I marrë një autograf Erlig Haaland në kartonat që mbante në xhep për ndeshjen. Video e tij u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa Sovre ka folur për autografin që I mori Haalandit dhe ka shpejguar arsyet.
Ai shpjegoi këtë të enjte në deklaratat për faqen e internetit 'playsport.ro' se kartonin e nënshkruara nga Haaland do ta nxjerrë në shitje dhe parat do të shërbejnë për një organizatë që mbështet njerëzit me autizëm. Një gjest i madhe dhe për t'u vlerësuar nga gjyqtari anësor rumun.
Poll