Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"I kënaqur me lojën", Trajneri i Vllaznisë pas barazimit me Kukësin: Imeri kishte besim, kur gabon duhet të marrësh përgjegjësi

Shkruar nga NEWSPORT
"I kënaqur me lojën", Trajneri i Vllaznisë pas

Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Kukësit në "Loro Boriçi". Një ndeshje emocionuese dhe me shumë raste për gol, por në fund asnjë skuadër nuk doli e fituar. Vllaznia kishte mundësinë e artë të dilte me 3 pikë, nëse Imeri do të tregoi i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund të ndeshjes, trajneri i skuadrës shkodrane, Thomas Brdariç u shpreh:

Si ndiheni për rastet dhe penalltinë e humbur? "Kemi pasur shumë mundësi për gol dhe jam I kënaqur për lojën. Ne jemi këtu dhe kishim më shumë raste se Kukësi dhe duhet të kishim shënuar".

Penalltia e goditur nga Imeri? "Imeri kishte vetëbesim për të goditur. Dilaver ka qenë ai që ka goditur penalltinë, por ne besojmë te lojtarët që kanë besim, dhe ata duhet të marrin përgjegjësi kur I humbasin ato.

Ishte strategji duke parë që kemi luajtur shumë ndeshje, nëse e marrin në konsiderat fundit e ndeshjes kjo strategji nuk shkoi ashtu siç duhet. Kishim vendosur ta kapnim në kundërsulm Kukësin, por nuk rezultoi ashtu".

Sulmuesit? "Duhet të tregohemi të durueshëm me lojtarit pas po luajnë shumë ndeshje. Dilvar e ka besimin tim dhe vendosa të bëja disa ndryshime në fushë e për këtë fola me lojtarët. Duhet pak kohë që Dilaver të kthehet njësoj siç ishte në pjesën e parë të sezonit".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga