
Cristiano Ronaldo i ka minutat e numëruara në “Old Trafford”, ndërsa pritet të largohet nga United gjatë merkatos së janarit, pasi intervista e tij e fundit ka “trazuar” gjithçka te djajtë.
E ardhmja e portugezzit mbetet pezull dhe tashmë klubet që kërkojnë të transferojnë ish-yllin e Real Madrid duhet të nisin punën për të përgatitur ofertën për shërbimet e 37-vjeçarit.
Nëse në europë ka disa alternativa, për CR7 nuk mungon edhe mundësia për t’u transferua në MLS, pasi David Beckham ka nisur të “tundojë” kapitenin e Portugalisë për një transferim në kampionatin amerikan, pikërisht te Inter Miami.
Poll