
Erling Haaland ishte një nga më të mirët te Dortmund. Sulmuesi norvegjez ndihmoi verdhezinjtë, për të arritur objektivat sezonal. Një postim i bërë në rrjetet sociale nga ai ka bërë fansat të dyshojnë se e do largimin.
"Jam i lumtur që kam shënuar 41 gola, por puna nuk do ndalet. Mos lejoni kurrë që suksesi t'ju ndalojë të rriteni. Kur të arrihet një qëllim, luftoni për të arritur tjetrin. Shfrytëzoni çdo moment që mundeni për t'u përmirësuar. Nëse unë mund ta bëj, edhe ti mund ta bësh" - tha ai.
So happy to score 41 goals but the work doesn't stop now. Never let success stop you from growing. When one goal is achieved, fight to do even better. Use every moment you can to improve. This summer will be about hard work and driving forward. If I can do it, so can you! pic.twitter.com/SQimfbgmeV
— Erling Haaland (@ErlingHaaland) May 24, 2021