Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I ati e akuzoi për doping, i biri i provon të kundërtën

Shkruar nga NEWSPORT
I ati e akuzoi për doping, i biri i provon të kundërtën

Futbollisti rus Denis Cheryshev ka fituar një nga betejat më të rëndësishme të jetës së tij. Anësori 27-vjeçar u gjet totalisht pa shkelje në lidhje me pretendimet e të atit Dimitrit që deklaroi pak ditë më parë se i biri kishte marrë hormone për rritjen e muskujve përpara fillimit të kampionatit botëror.

Por në një vendim të ardhur në adresë të lojtarit nga Agjensia Botërore e Anti-dopingut zyrtarizohet se Cheryshev nuk ka konsumuar substanca të ndaluara.

Ngjarja në fjalë shkaktoi një furtunë të madhe në Perëndim, të cilët kërkonin pezullimin e mesfushorit  nga futbolli. Pak ditë më parë, Federata Ruse e Futbollit pretendoi se kishte dhënë lojtarit një substancë për të përshpejtuar kohën e rikuperimit të dëmtimit pas përfundimit të sezonit 2017/2018. Substanca në fjalë nuk bënte pjesë në listën e lëndëve të ndaluara.

Cheryshev shkëlqeu në Botëror duke shënuar 4 gola me Rusinë dhe arriti në çerekfinale.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga