Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Humbje për Super League, UEFA fiton betejën e parë. Çfarë pritet të ndodhë me Juve, Real dhe Barcelona?

Shkruar nga NEWSPORT
Humbje për Super League, UEFA fiton betejën e parë.

Sot ka qenë një ditë e rëndësishme, megjithëse jo decisive, përsa i përket çështjes UEFA – Super League.

Avokati Gjeneral i Gjykatës së Drejtësisë në Bashkimin Europian ka shprehur opinionin e tij asnjëanës që favorizon UEFA-n, të cilët marrin një shtysë në ndalimin e ambicieve të Juventus, Real Madrid dhe Barcelona.

Opinioni i avokatit, Athanasios Rantos nuk është fjala e fundit e drejtësisë pasi vendimi do të merret në Mars të 2023-shit por jep një ide se çfarë pritet të ndodhi.

Në raportin e tij, avokati konfirmoi se nëse Super League merr jetë, do të jetë vetëm me miratimin e UEFA dhe FIFA. Duke marrë parasysh që UEFA nuk ka ndërmend të lejojë një gjë të tillë, mund të kemi përjashtime të këtyre klubeve nga kompeticionet e UEFA-s.

Avokati shpjegon se modeli europian i sportit është një strukturë piramidale që shërben për një sistem të hapur, me ngjitje dhe rënie nga kampionati. Të ardhurat nga samiti, dhe rrjedhimisht nga futbolli profesional, duhet të përdoren gjithashtu për të mbështetur sportin amator.

Pra, UEFA dhe FIFA mund të kërcënojnë me sanksione tre klubet “mëmë” që mund të variojnë nga gjoba të majme deri në përjashtimin nga gara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga