Pas rezultatit turpërues 7-3 ndaj rivalëve të tyre Atletiko Madrid, tifozët kryqëzojnë klubin dhe Zidane në anketim.
Gjërat kanë shkuar keq për klubin Madrilen që pas largimit të Ronaldo-s tek Juventus dhe që atëherë klubi ka ndryshuar 2 trajnerë për shkaë të rezultateve.
Zinedine Zidane u rikthye në ekip për të sjell gjërat në vijë duke bërë dhe afrime të rëndësishme si: Eden Hazard, Eder Militao, Luka Jovic dhe Ferland Mendy por përsëri skuadra e Zidane ka zhgënjyer në testin e parë të vështirë.
Një anketim nga Marca me pyetjen: "A mendoni se përforcimet e Real Madrid kanë qenë të duhurat këtë vit?" 80% e 200,000 votuesve kanë votuar kundër dhe 64% e tyre kanë deklaruar se Zidane nuk është trajneri i duhur për projektin aktual të Real Madrid.
Duket qartë që situata në kampin e Galaktikëve nuk është e qetë dhe tifozët e kanë humbur durimin me rezultatet negative, ndoshta ardhja e Pogba mund ta përmirësonte situatën në klub.
