Humbja 1-0 në derbi e Tiranës kundër Partizanit nuk është përjetuar mirë nga tifozët bardheblu. Së fundmi është Alban Berisha që përmes një postimi në rrjetet sociale kritikon merkaton e bërë nga drejtori sportiv, Tefik Osmani.
Ai përmend rastet se kur ka gabuar korçari, ndërsa thekson se të gjitha këto rëndojnë mbi arkën e klubit të Tiranës. Në postimin e tij të bërë në rrjetet sociale, Osmani shkruante:
“Humbja e Tirones ndaj atyre te kuqve,eshte vetem nje beteje e humbur dhe jo nje lufte e humbur! Jemi i vetmi ekip ne Bote qe nuk bejme analizen vjetore per bilancin e fitoreve apo te humbjeve! Nuk bejm bilancin financiare ,sa miliona euro humbi Tirona nga gafat e Drejtor Osmanit ne kupat e europes! Drejtori jone mburret per fitimin e Super Kupes, dhe hiqet sikur ai eshte historia e Tirones!
Gafat e tije jane te pafundme ne perberjen e skuadres! Hadrojin qe eshte lojtari me i mire ne kete Kampionat, e refuzoje ky palo drejtor! Simon Simonin , Albion Markun ky palo drejtor i refuzoje! Ky drejtor, qe hiqet duke u mburrur si nxenesi me i mire i Igli Tares,i ka kushtuar Tirones miliona euro! Drame per Tironen qe e drejton nje drejtor qe nuk e din as ai vete ku e ka mbaruar gjimnazin!”
[caption id="attachment_673080" align="alignnone" width="673"] Postimi i Berishës[/caption]