Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbja ndaj Kukësit, Idrizi "sulmon" hapur: Të mbahet përgjegjësi për kampionatin, si unë për Flamurtarin

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja ndaj Kukësit, Idrizi "sulmon" hapur: Të mbahet

Pas përfundimit të ndeshjes mes Flamurtarit dhe Kukësi, në përfundimin e ndeshjes nuk është trajneri Daja ai që flet, por presidenti i skuadrës Sinan Idrizi. Në prononcimin e tij për "SuperSport" presidenti Idrizi nuk foli për ndeshjen e zhvilluar në fushën e lojës, por me situata e krijuara gjatë ndeshjes. Numri një i vlonjatëve nuk lejoi të fliste trajnerin Daja, por ishte ai që foli dhe  kërkoi që të mbahet më shumë përgjegjësi për garën që zhvillojnë ashtu sisë mban presidenti me situatat e krijuar në stadium.

"Stafi teknik mendon se është e pa përshtashme për të folur për ndeshjen. Uroj klubin e Kukësit për fitoren e arritur. U kujtua se u harrua kjo thirrja anti vlorë, por ka filluar sërish. Duhet më  tepër respektë për ata që investojnë në futbollë. Unë nuk komentoj dot për futboll me këtë situatë, unë nuk dua që stadiumi i Flamurtarit të kthehet në arenë cubash.

Nuk kërkoj asgjë tjetër vetëm të mbahen përgjegjësitë për kampionatin ashtu si mbaj unë për situatat e krijuara në stadiumin Flamurtari. Të jemi të qartë siç mbajmë ne përgjegjësi në stadiumin tonë dhe këta që organizojnë ndeshjen duhet të mbajnë përgjegjësit e tyre. Nuk më vjen mirë kur shikojë tifozët në fushën e lojës me apo të drejt që hedhin sende në fushën e lojës. Nuk duhet që të tallen me punën tonë", përfundoi Idrizi.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga