Koby Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Xhana humbën jetën në një aksident ajror teksa helikopteri në të cilin udhëtonin u përplas me një mal.
Bashkëshortja e të ndjerit, Vanesa ka bërë një dedikim prekës për vajzën e saj, e cila do të mbushte 14-vjeç. Ajo ka publikuar foton e saj në Instagram teksa shkruan:
“Gëzuar 14-vjetorin vogëlushja ime e ëmbël, Gianna. Mami të do shumë më shumë seç mund ta tregoj. Je pjesë e shpirtit tim përgjithmonë. Më mungon çdo ditë. Do të doja që të zgjohesha dhe ti të ishe këtu me mua. Më mungon buzëqeshja dhe përqafimet e tua. Më mungon gjithçka e jotja, Gigi. Të dua kaq shumë", përfundon ajo.

Poll