
Milani është mposhtur mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Rennes, ndeshje e cila ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Europa League. Sfida që u zhvillua në stadiumin ““Roazhon Park”, përfundoi me fitoren 3-2 të francezëve, por Milani kualifikohet për më tej falë ndeshjes së parë që triumfuan 3-0.
Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Milanit, Stefano Pioli.
“Ne hoqëm sikletin e kalimit të një raundi të vështirë. Ndeshja e parë më dukej shumë e thjeshtë, ndërsa sot ata ishin shumë më të fortë. Nuk ishte një garë e thjeshtë sot, kualifikimi është i rëndësishëm sepse na ndihmon të punojmë më mirë duke parë situatën ku ndodhemi.
Europa League dhe Serie A? Ne duam të provojmë, në kampionat u ndalëm, por duam të konfirmojmë momentin e mirë që kishim më parë. Në Europa League sigurisht që do të takojmë një kundërshtar të vështirëm dhe nuk do të jetë e lehtë. Por edhe kundërshtarët nuk do të jenë të lumtur nëse do t’u binte Milani”, është shprehur Stefano Pioli.