Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Historike për sportin shqiptar, Nikol Meziraj vendos 2 rekorde kombëtare në kampionatin botëror

Shkruar nga NEWSPORT
Historike për sportin shqiptar, Nikol Meziraj vendos 2 rekorde

Kampionati Botëror i Notit në Abu Dhabi vijon me sukses për garuesit nga Shqipëria. Notarja Nikol Merizaj ia ka dalë të vendosë dy rekorde kombëtare, teksa është renditur e 36 nga 89 pjesëmarrëse në garën prej 50 metrash në pishinë.

23 vjeçarja ka vendosur kohën 25 sekonda e 40 të qindatat në 50 metër stil I lirë, duke siguruar në fund 735 pikë. Objektivi i sportistes shqiptare ishte pjesëmarrja në normën B të këtij eventi, teksa rezultatet në 50 metra stil I lirë dhe delfin e dërgojnë notaren shqiptare më tej, teksa janë rekord historik për Shqipërinë, duke vendosur dy rekorde kombëtare.

Edhe sportisti tjetër, Kledi Kadiu ka marrë rezultat të mirë në 100 metra stil I lirë, duke kapur kohën 50 sekoda e 22 të qindtat, teksa renditet I 56 nga 100 garues.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu