
Gjermania është një vend shumë i lakmuar nga shumë të rinj shqiptar, të cilët kërkojnë të zhvillojnë karrierën e tre në sport. E tillë është dhe historia e Emanuel Stanaj, i cili është një luftëtar në sportin e MMA.
I ftuar në emisionin e “ABC e Mëngjesit” i riu me origjinë shkodrane por i lindur në Lezhë, tregon pjesë nga rrugëtimi i tij në këtë sport, duke ndarë dhe momente nga jeta e tij.
“Këtë sport e kam nisur në moshën 16-vjeçare në Itali, ku kam bërë 11 ndeshje amatoriale, 8 ndeshje kam fituar në “knock out”, i kam fituar duke shkatërruar kundërshtarin, kurse dy të tjera me pikë. Nofka ime është ‘terrori’, se jam shumë i qetë në jetën normale, të përditshme, por kur jam në ring, jam tjetër njëri. Kur futem aty, nuk ka shoqëri, derisa të fitojë ndeshjen.
Kam fituar dy herë si kampion Italie si amator, edhe si profesionist kam fituar një herë me 84 kg. Unë jam nga Lezha, por me origjinë jam shkodran. Kam lindur në Lezhë, por në moshën 5-vjeçare kam ikur me familjen në Firence të Italisë. Ndërsa në moshën 20-vjeçare kemi ardhur pas 15 vitesh këtu në Gjermani”