Tirana dhe Partizani zhvilluan mbrëmë derbin e dytë këtë sezon e cila përfundoi në barazim 1-1. Heronjtë e dy skuadrave ishin Florent Hasani dhe Albers Keko që shënuan golat respektivë. Një sfidë që u raportua nga vetë trajnerët e skuadrave që do të ishte me shumë mungesa. Ahmataj dhe Abilaliaj konfirmuan në konferencat për shtyp emrat që do të mungonin në këtë sfidë.
Tekniku bardheblu zbuloi plot 6 emra: Selmani, Qefalija, Patrick, Lulaj, Haxhiu dhe Hasani i cili sipas trajnerit do të ishte mrekulli nëse do të ishte gati. Mirëpo, të tre këta të fundit u panë në listën e ekipit 1 orë para ndeshjes me Hasanin si titullar ndërsa Lulaj e Haxhiu në stol, me këtë të fundit që u fut në pjesën e dytë.
Njëjtë situata edhe nga homologu i kuq, Arbër Abilaliaj i cili deklaroi 6 emra që do të mungonin në derbi: Hoxha, Bytyçi, Preka, Sota, Atanaskoski e Bintsouka. Edhe këtu, dy të fundit u panë në formacionin titullar me mbrojtësin që luajti gjatë gjithë ndeshjes.
Një strategji kjo, apo ‘hile’ e dy trajnerëve që luajnë ‘lojërat’ e tyre nga distanca për të tentuar të privojnë kundërshtarët nga krijimi i skemave apo taktikave të tyre. Mes gjithë këtyre ‘strategjirave’, në fushë pamë 2 formacionet tipike të të dy skuadrave këtë sezon, me Tiranën që solli ‘risi’ Ermal Metën, ndërsa Partizani me Adnard Mehmetin në mbrojtje.
[caption id="attachment_714568" align="alignnone" width="1036"] LISTA Tirana - Partizani[/caption]