UEFA ka pezulluar hetimin për 3 ekipet e "pabindura" të Superligës Europiane. Pak kohë më parë, UEFA nisi një hetim disiplinor për Juventusin, Real Madrid dhe Barcelonë që kanë vendosur të mos largohen dhe vijojnë të jenë pjesë e Superligës. Ditën e sotme, institucioni më i lartë I futbollit ka zbuluar vendimin e fundit duke pezulluar për momentin këto hetime duke bërë kështu një hap pas.
"Pas hapjes së procedurave disiplinore kundër FC Barcelona, Real Madrid dhe Juventus FC për një shkelje të mundshme të rregullave të UEFA-s lidhur me të ashtuquajturin projekt 'Superlega', Gjykata e Apelit e UEFA-s ka vendosur të pezullojë provizorisht procedurat deri në njoftim të ri ". lexohet në faqen e UEFA. Tashmë në javët në vijim pritet të bëhet zyrtare se cili do të jetë vendimi për 3 klubet që kanë vendosur të "luftojnë" deri në fund me UEFA-n për të çuar përpara krijimin e Superligës.
