Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Lajmi i fundit/ Policia italiane arreston tifozin shqiptar që hodhi flakadanin në fushë, nisen hetimet për 77 të tjerë (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Një ditë pas incidentit që shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes Itali-Shqipëri në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo, policia italiane ka arrestuar tifozin shqiptar që hodhi flakadanë në stadium.

Për pasojë, një punonjës i sigurimit të stadiumit u plagos, si dhe për rreth 10 minuta ndeshja u ndërpre.

Ende nuk bëhet e ditur emri i tifozit, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet edhe për 77 tifozë të tjerë shqiptarë, të cilët dyshohet se penguan ndeshjen.

Ndeshja Itali-Shqipëri përfundoi me rezultatin 2-0, ndërsa incidenti i mbrëmshëm u përmend edhe në mediat e huaja, teksa komentonin ndeshjen në kuadër të fazës kualifikuese për kampionatin botëror "Rusi 2018".

Tags:

KOMBETARJA

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga