UEFA ka vendosur t'i japë "Çmimin e Presidentit" ekipit të mjekëve të Danimarkës dhe kapitenit të kësaj kombëtareje, Simon Kjaer.
Gjatë Europainit 2020, futbollisti danez Eriksen pësoi një arrest kardiak në fushën e lojës kundër Finlandës, duke shokuar botën e futbollit.
Ka qenë ndërhyrja e Kjaer dhe më pas mjekëve të ekipit, që bënë të mundur rikthimin në jetë për futbollistin e Inter. Ceferin, kreu i UEFA dhe organizmi evropian kanë vendosur të shpërblejnë personat për punën e bërë.
"Heronjtë e vërtetë", kështu shprehet UEFA në vlerësim.
"Këtë vit, Çmimi i Presidentit tejkalon futbollin. Ai shërben si një kujtesë e rëndësishme dhe e përjetshme se sa e çmuar është jeta dhe vendos gjithçka në jetën tonë në perspektivën më të qartë. Unë gjithashtu do të doja t'i dërgoja urimet e mia më të mira Christian Eriksen dhe familjes së tij ndërsa ai vazhdon shërimin e tij", tha Ceferin në fjalën e tij.