Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Heroi i ndeshjes ndaj Arsenal, Kevin De Bruyne me këmbë në tokë: Asgjë s’ka mbaruar, jemi pas tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Heroi i ndeshjes ndaj Arsenal, Kevin De Bruyne me këmbë në

Kevin De Bruyne ishte njeriu i ndeshjes në përballjen mes Manchester City dhe Arsenal. Ai arriti të realizonte 2 gola në fitoren 4-1 ndaj Topçinjve.

Pas takimit, ylli belg ka folur për mediet angleze duke tentuar të ulë me këmbë në tokë shokët e skuadrës. Momentalisht City ka 2 pikë më pak se Arsenali, por gjithashtu edhe 2 ndeshje më pak. Në fjalën e tij para gazetarëve, De Bruyne ka thënë:

“Kemi mundur të shënonim edhe më shumë, por për fat goli i dytë nuk ishte pozicion jashtë loje dhe kjo e ndryshoi lojën. Në pjesën e dytë ishte një lojë e ekuilibruar, na duhej të ishim sa më mirë që është e mundur për të fituar dhe ashtu ishim. Unë kisha më shumë liri për të shkuar dhe për të kërkuar hapësira sepse jemi vendosur në një mënyrë pak më ndryshe.

Premierliga? Ka ende shumë për t’u luajtur. Është e vështirë, mund të ndodhin shumë gjëra. Janë edhe 7 ndeshje, janë shumë pikë dhe ne jemi ende prapa tyre. E njoh këtë skuadër (Arsenalin), nuk dorëzohet derisa të mbyllet gjithçka edhe matematikisht”, ka thënë ai.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga