Gentian Selmani ishte ndër lojtarët më të mirë te Buluspor në transfertën që turqit fituan me Altay 0-1. Gardiani kuqezi ka bërë pritje të mrekullueshme në 90 minutat e fundjavës, duke merituar vendin mes më të mirëve në ligën e parë të Turqisë.
Selmani për të disatën herë bën pjesë në formacionin e javës, teksa ofertat për të nuk kanë munguar as nga Superliga e Turqisë. Tanimë mbetet vera që lojtari i Kombëtares shqiptare të bëjë zgjedhjen e duhur, ndërsa më herët ka mbajtur veshur fanellat e Laçit dhe Menemenspor (Turqi).

Poll