Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Hebaj s'e fsheh dot lumturinë: Ndihem si në shtëpi, Shkëndija mund të arrijë titullin

Shkruar nga NEWSPORT
Hebaj s'e fsheh dot lumturinë: Ndihem si në shtëpi,

Rubin Hebaj u prezantua pak më parë si futbollist i Shkëndijës në Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e tij, futbollisti shkodran nuk e fsheu dot gëzimin që bën pjesë në një klub kaq të madh. Ai tha  se Shkëndija ka bërë goxha mirë kohëve të fundit, teksa synohet i njëjti ritëm. Natyrisht, asgjë nuk do jetë e lehtë, por me vullnet e dëshirë mund të arrihet gjithçka.  Sa i përket luftës për titull, Hebaj shprehet besimplotë.

"Ndjehem shumë mirë në fakt. Të gjithë më pritën shumë mirë në si ditë e parë në klub. Isha për të bërë vizitat mjekësore, u ndjeva tamam si në shtëpi dhe kisha ndjenjën që po vija në një klub shumë të madh si Shkëndija.

 Kohët e fundit Shkëndija ka bërë shumë mirë si në kampionatin maqedonas, ashtu edhe në Europë dhe gjithmonë në mesin e ekipeve shqiptarë që i kam ndjekur edhe në televizor ka qenë edhe Shkëndija për arritjet që ka pas. Gjithsesi vetë projekti i klubit më bëri të pranoj dhe me ardhë të firmos kontratën këtu për të bërë më të mirën për klubin."

 Shkëndija është një ekip ku flitet shqip dhe ndjehem sikur jam në shtëpinë time. Shpresoj që kjo hera e tretë që dal nga Shqipëria të jetë e treta e vërteta për të bërë një sezon shumë të mirë, Për titullin? Besoj shumë, sepse Shkëndija ka disa vite që është në majat e futbollit në Maqedoni dhe kam shumë besim që do arrijmë objektivat e klubit" - tha Rubin Hebaj.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga