
Është mbyllur me rezultatin 2-0 sfida e parë gjysmëfinale e Carabao Cup mes Chelsea dhe Tottenham. Vendasit ishin dominues në këtë takim dhe gjetën golin e parë të sfidës që në minutën e 5-të me Kai Havertz. Gjermani gjuajti saktë para porte duke kaluar blutë e Londrës në avantazh.
Në minutën e 34-të mbrojtësi i Tottenham, Ben Davies shkakton një autogol duke dyfishuar rezultatin për Chelsea. Blutë ruajtën deri në fund këtë rezultat dhe kanë hedhur një hap të sigurt drejt finales. Ndeshja e kthimit do të luhet më datë 12 janar për të përcaktuar se cila skuadër do të kalojë në finalen e madhe.
Poll