Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Hap gjigant për talenten e "Juban Danjës", kapitene në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Hap gjigant për talenten e "Juban Danjës", kapitene në

Futbollistja e talentuar, Alma Hilaj ka bërë transferimin e bujshëm nga skuadra shqiptare te Juban Danjas te Fiorentina në Itali.

16-vjeçarja është larguar përtej Adriatikut së bashku me familjen e saj, ndërsa ka gjetur veten shumë shpejt në skuadrën italiane, madje duke u bërë edhe kapitene e ekipit.

Hilaj ka qenë një nga futbollistet më të spikatura në kampionatin shqiptar me Juban Danjen. Lajmin për transferimin e lojtares te Fiorentina e ka bërë të ditur presidenti i ekipit Juban Danja, Ferdinand Jaku që në këtë mënyrë ndjen keqardhjen për largimin e kësaj lojtareje, ndonëse është i kënaqur që ka bërë një hap të madh në karrierën e saj.

"Jam i mërzitur shumë. Kjo është fatkeqësi kombëtare, Nuk është në të mirën tonë që të rritësh, edukosh, zhvillosh një talente dhe më pas ta marrin të tjerët për arsye të forcës financiare, kushteve më të mira. Nuk është për t'u krenuar, por ky fenomen po ndodh rëndom në vendin tonë, pasi talentet nuk e gjejnë veten këtu dhe kërkojnë trajtime më të mira. Respekte!", shprehet presidenti i Juban Danjes, Ferdinand Jaku.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga