Formual 1 u mbyll ditën e djeshme me Hamiltaron që arriti të fitonte për herë të 6 titullin kampion. Piloti britanik bëri një super sezon dhe në fund arriti të dilte kampion disa gara para përfundimit. Tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar te ardhmja e tij.
Kontrata e Hamilton me Mercedezin mbyllin në vitin 2020 dhe tashmë ka ngelur vetëm një vit kontratë. Mediat në Itali kanë raportuar nëj takim të tij me pronarin e Ferrarit, John Elkan, por edhe Hamilton nuk e ka mohur këtë takim.
“Takimet e mia janë private madje edhe personat me të cilët ulem, ndaj nuk dua të komentoj më shumë. Megjithatë jemi një vit larg përfundimit të kontratës dhe ndoshta duhet menduar edhe për të ardhmen. Mua më josh ideja për të qëndruar te Mercedes, por të shohim, sepse ndoshta edhe Totio Ëolf dëshiron të ndryshojë”, deklaroi Hamilton.