Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Hamilton kundër “rrjedhës”: Nuk më interesojnë paratë

Shkruar nga NEWSPORT
Hamilton kundër “rrjedhës”: Nuk më interesojnë

Ndërsa po shqyrton atë që mund të jetë marrëveshja e tij e fundit në botën e Formula 1, Lewis Hamilton thotë se liritë që kontrata e tij i jep atij janë më të rëndësishme sesa të ardhurat që ai mund të fitojë.

Kontrata aktuale e 6 herë kampionit me skuadrën e Mercedes skadon në fund të këtij sezoni. Vlera e marrëveshjes së tij të ardhshme dhe potencialisht e fundit ka qenë në qendër të spekulimeve.

Duke folur në një intervistë të dhënë dje, Hamilton tha se negocimi për pagën e tij është zakonisht "faza më e lehtë" e marrëveshjes.

Që kur iu bashkua skudarës së Mercedes, në 2013, kontratat e Hamilton kanë të përcaktuara më pak kufizime në aktivitetet e tij jashtë pistës së garave. Sigurimi i këtyre lëshimeve ka qenë më i kërkuar nga ai, sesa negocimi i të ardhurave të tij.

"Kur u bashkova me ekipin, hapa dyert për të qenë në gjendje të bëja gjëra të tilla si, partneriteti im me Tommy Hilfiger," i tha Hamilton për Sky.

"Nëse nuk do ta kishim pasur këtë diskutim të hershëm, Tommy nuk do të ishte pjesë e ekipit tonë, unë nuk do të isha në gjendje të bëj gjërat e mëdha që unë jam duke bërë.

 “Çdo vit jeta juaj ndryshon dhe plani juaj për pesë vitet e ardhshme është gjithmonë i ndryshëm. Potenacialisht besoj se do të kaloj në periudhën time të fundit në sportin tim dhe natyrisht që dëshiroj të maksimalizohem financiarisht, por për mua rëndësi më të madhe ka rezultati”, u shpreh ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga