Cluj nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 kundër Pyunik Yerevan, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Champions League. Fituesi i këtij çifti do të përballet me triumfuesen e Dudelange – Tirana.
Bardheblutë janë favoritë për të dalë të fituar nga sfida e nesërme, megjithatë fusha e blertë do të japë verdiktin përfundimtar. Barazimi i Cluj është padyshim lajm i mirë për Tiranën.
Armenët e Pyunik janë jofavoritë dhe nëse bardheblutë do të kenë këtë ekip, do të ishte movitim i dyfishtë për të besuarit e Orges Shehit për të dhënë maksimumin për të shpresuar te ëndrra e madhe, kualifikimi në grupe.