
Manchester City do të presë në Etihad Stadium gjermanët e Borussia Dortmund në orën 21:00 për javën e dytë të UEFA Champions League. Dortmund gjen përballë dy ish-lojtarët e tyre, Erling Haaland dhe Manuel Akanji, që lanë gjermaninë për të kaluar në ishull me Manchester City.
Pep Guardiola nuk pret blofe nga ekipi i tij për të marrë i vetëm vendin e parë në grupin G. Të dy trajnerët kanë disa mungesa por formacionin titullar e kanë pothuajse të qartë dhe do të hedhin në fushën e lojës futbollistët më të mirë që kanë në dispozicion.
Formacionet e Mundshme:
Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Akanji, Dias, Gomez; De Bruyne, rodri, Gundogan; Bernardo, Haaland, Foden. TrajnerL Pep Guardiola
Borussia Dortmund (4-2-3-1): Meyer; Meunier, Sule, Schloterbeck, Guerreiro; Ozcan, Bellingham; Brandt, Reus, Reyna; Modeste. Trajner: Edin Terzic