Ilkay Gundogan mund të largohet nga Manchester City. Mesfushori turk ka edhe dy vite kontratë me “qytetarët”, por një ofertë nga Barcelona do ishte e mirëpritur. Sipas asaj që shkruan The Sun, I vetmi Klub që i intereson Gundoganit është ai katalanas. Lojtari ka vendosur që t’i presë pak kohë gjigandët spanjoll, për të vendosur më pas për të ardhmen.
30 vjeçari është pjesë e Manchester Cityt që në vitin 2016, periudhë në të cilën vinte nga Dortmund. Ylli i lindur në Gelsenkirchen ka një karrierë të pasur në Gjermani, ku ka luajtur për Nurenberg, Bochum, apo edhe të rinjtë e Schalke.